Konsiderohet një nga donacionet private më të mëdha të bëra ndonjëherë për arsimin në Gaza

Më të lexuarat

Miliarderi suedez Roger Akelius, përmes Akelius Foundation, ka njoftuar një donacion prej 800 milionë koronash suedeze (rreth 76 milionë dollarë) për ndërtimin e 400 shkollave në Gaza.

Projekti do të realizohet në bashkëpunim me UNICEF dhe synon t’u rikthejë qindra mijëra fëmijëve palestinezë mundësinë për të vazhduar shkollimin, pasi pjesa dërrmuese e shkollave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar nga lufta.

Përveç ndërtimit të shkollave, fondet do të mbulojnë edhe pagat e mësuesve, furnizimin me materiale mësimore dhe ushqim për nxënësit gjatë pesë viteve të para.

Në deklaratën e tij, Akelius tha se askush nuk mund të mbetet indiferent përballë vuajtjeve të fëmijëve dhe se arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.

Ky konsiderohet një nga donacionet private më të mëdha të bëra ndonjëherë për arsimin e fëmijëve në Gaza dhe një shpresë e re për një brez që është rritur nën hijen e luftës.

i.a.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit