9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Këtë vit mbi 700 kosovarë e kryen haxhin

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), njoftoi sot se 741 kosovarë e kanë kryer haxhin këtë vit.

Në njoftim bëhet e ditur se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, sot kanë arritur 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive.

Të njëjtit bëhet e ditur se janë nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu.

“Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet”, thuhet në njoftimin për media.

BIK-u tutje njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit