15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kur pritet anëtarësimi i Shqipërisë në BE? Përgjigjet Varhelyi

Më të lexuarat

Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Por kur do të ndodhë anëtarësimi i plotë dhe përfundimtar i Shqipërisë në BE?

Komisioner i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi i dha përgjigje kësaj pyetje të gazetarëve, duke thënë se kjo gjë varet edhe nga puna e Shqipërisë.

Sa më shpejt që vendi ynë të plotësojë kriteret, atëherë anëtarësimi do të ndodhë.

“Parashikimi kohor është në njëfarë mënyre përtypja e zakonshme e gazetarisë, nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që mendoj dhe ka kuptim. Kjo pyetje është sa herë që Shqipëria do të jetë ose është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do të bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur që kjo të ndodh, sa më shpejt që të mundemi”, u shpreh eurokomisioneri Varhelyi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit