14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

KATËR KONTIGJENTE “SHQIPONJA” NË AFGANISTAN

Më të lexuarat

Katër kontigjente ushtarakësh shqiptarë, me një efektiv prej 186 personash janë nisur drejt Heratit dhe Kandaharit në Afganistan. Për herë të parë me mision nisën edhe nje kontigjent mjekesor me 12 persona, si edhe 22 oficere shtabesh. Ambasadoret e huaj ne vendin tone kane vleresuar ushtaraket shqiptare.

“Besoj se të gjithë ju keni dëgjuar në fakt për jehonen nga komanda amerikane, nga gjenerali Alen dhe të gjithë ata që veprojnë në Afganistan, që forcat speciale shqiptare janë të mirëpërgatitura dhe i përmbushin mirë misionet e tyre. Dhe për të thënë atë që është tejet e vërtetë dhe e kuptueshme është që kontigjenti “Shqiponja”, po zhvillon misione të rrezikshme dhe në mjedise shumë të vështira dhe ata po dallohen për këtë. Ne e dime dhimbshëm që forcat shqiptare patën humbjen e parë të tyre, dhe një person u plagos, dhe e dimë sa reale është lufta që po bëjmë”, tha ambasadori amerikan Alexander Arvizu, raporton Top Channel.

“Është kjo një dëshmi tjetër e angazhimit të Shqipërisë në luftën kundër “terrorizmit”, luftë kjo që sheh të përfshirë vendet e lira dhe demokratike të cilat të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, i përmbahen kartës së OKB-së, si pika kryesore e referemit për të gjithë rendin e sigurisë botërore. Ky mision që kemi përballë është një dëshmi e qartë e hapave të medhenj që kanë kryer Forcat e Armatosura Shqiptare drejt integrimit në NATO”, tha ambasadori italian Massimo Gaiani.

Kontigjenti i 11-të për në Herat përbëhet nga 107 ushtarakë, ndërsa ai i misionit të luftës nga 45 ushtarakë që i drejtohen zonës operacionale tepër të rrezikshme në Spin Boldak në Kandahar, mjeket do të vendosen në Kabul, ndërsa oficerët do të shpërndahen nga NATO në shtabe të ndryshme në Afganistan.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit