6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kancelari gjerman porosit Rusinë: Nuk do të diktoni kushtet për arritjen e paqes në Ukrainë

Më të lexuarat

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë dje në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, se Rusia nuk do të diktojë kushtet për vënie të paqes në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk guxon të fitojë luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Jam i bindur se nuk do të fitojë. Tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet strategjike”, shtoi kancelari gjerman.

Ai ndër tjera ka theksuar se Ukraina ka përkrahjen e Perëndimit, dhe se Putini nuk guxojë të diktojë kushtet për vënie të paqes.

Në Forumin Ekonomik Botërorë një prej temave më të rëndësishme që është diskutuar ishte agresioni rus në Ukrainë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba si dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe ai i Buchas, Antaoli Fedoruk. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit