14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Jeta pas lindjes -Tregim që do të ju ndihmoj ta shikoni botën ndryshe

Më të lexuarat

Binjakët para lindjes bisedojnë në barkun e nënës.
„ Me thuaj a beson në jetën pas lindjes?” pyet njëri nga binjakët.
„Sigurisht se po! Këtu ne rritemi dhe bëhemi të fort për botën e jashtme“ u përgjigj binjaku tjetër.
„Mendoj se kjo është budallallëk“ tha binjaku i parë. “Nuk mund të ketë jetë tjetër pas lindjes-Me thuaj si duhet të dukët ajo?”
“Saktësisht nuk e di as unë se si mund të dukët Por besoj se do të jetë më e ndritshme se këtu dhe ndoshta edhe mund të ecim dhe të hamë nga goja?”
“Broçkulla, unë kurrë nuk kam dëgjuar për diçka të tillë! Të hash me gojë, çfarë ideje e çmendur. E kemi kërthizën që na ushqen. Dhe si dëshiron të ecesh? Për ta bërë këtë kordoni i kërthizës është shumë e shkurt!“.
„Besoj se kjo është e mundur, por gjërat do të ndryshojnë pak.“
Ti je çmendur! Askush nuk është kthyer prapa pas lindjes. Me lindjen jeta mbaron dhe pikë.“
“Unë e pranoj që askush nuk e di se si do të duket jeta pas lindjes. Por e di se më pas do ta shohim nënën tone dhe ajo do të kujdesët për ne.”
“Nëna??? Ti po beson në nënën? Ku është ajo?
„Këtu gjithkah rreth nesh, ne jemi dhe jetojmë në të. Pa të ne nuk do të ishim këtu!“.
“Broçkulla! Kurrë nuk kam vërejtur diçka rreth të ashtuquajturës Nënë, pra ajo nuk ekziston.”
“Por nganjëherë kur jemi në heshtje mund ta dëgjosh atë duke kënduar, ose edhe mund ta ndihesh atë kur na përkëdhel botën tone…”
PYJETJE?
Cila nga këta binjakët jeni ju? Cili dëshiron të jesh? A beson në një jetë pas vdekjes? A ka ndonjë lidhje sikurse kërthiza që të lidhë me diçka më të madhe? A mund ta dëgjosh atë kur je në heshtje?
Mundohu të ju përgjigjesh vetës suaj!

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja në shqip: Mustafë Mehmeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit