6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i AKI-së

Më të lexuarat

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Latif Merovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë vendim ai e ka marrë pak ditë para se të raportojë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së për aktivitetin e kësaj agjencie. Vetë AKI, ndërkaq, e ka mbajtur të “fshehur” lajmin për opinionin.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, deputeti Florin Krasniqi, i ka thënë “Zërit” se AKI-ja nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar atë për dorëheqjen e zëvendësit të Bashkim Smakajt, dhe gjithashtu se dorëheqja e ish-zëvendësdrejtorit është pranuar nga drejtuesit e shtetit.

“Unë sot në orët e vona kam marrë një shkresë zyrtare për dorëheqjen e tij. Ne në Komision e kemi ftuar së bashku me drejtorin (Bashkim Smakaj), arsyeja ka qenë se ata janë të një niveli, të dytë janë të emëruar prej kryeministrit dhe presidentit të atëhershëm. Ne kemi dashur që ai direkt të raportojë në Komision, por më shumë nuk di. Nesër (sot, e mërkurë) do të mësojmë më shumë. Drejtori do të vijë në mbledhje, e kemi marrë konfirmimin, po besojmë se do të vijë”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit.

Deputeti i “Vetëvendosjes” ka shprehur dyshim se dorëheqja e tij mund të ketë lidhje me punën që e ka bërë ai në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

“Nuk dua të spekuloj, por mendoj se dikush duhet të japë sqarim pse ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori. Kjo është shokuese”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit