10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Britania pro armatosjes së kryengritësve në Siri

Më të lexuarat

Britania e gatshme të ndihmojë në armatosjen e forcave opozitare kryengritëse në Siri, por Gjermania dhe disa vende të BE-së mbështesin embargon. Si pasojë e luftimeve prej dy vjetësh, në Siri kanë vdekur 70.000 njerëz.
Kryeministri britanik David Cameron është deklaruar për një armatosje të kryengritësve në Siri. Qeveria e tij është e mendimit që të vendosë veton kundër një rinovimi të mëtejshëm të embargos së Bashkimit Europian për furnizimin me armë në vendin arab, tha politikani konservator në Londër.
Britania e Madhe do të veprojë e vetme në rast se qeveria e tij dhe vendet e tjera anëtare të BE-së nuk do arrijnë të fitojnë për një qëndrim të përbashkët. “Britania shpreson që e gjithë BE-ja të arrijë në një marrëveshje, por nëse nuk e arrijmë këtë marrëveshje, atëherë është mëse e qartë se ne mund t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë. Kjo është diçka e mundur. Nuk e uroj këtë gjë, pasi dua që të vazhdoj në të njëjtën linjë me BE-në”, ka theksuar Cameron.
Pamje nga luftimet në Homs të Sirisë

Edhe Franca e mbështet heqjen e embargos që zgjat deri në maj. Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së e kundërshtojnë këtë, sepse tremben nga një eskalion i mëtejshëm i konfliktit. Në luftimet gati prej dy vitesh mes regjimit të presidentit Baschar al Assad dhe opozitës sipas vlerësimeve të OKB-s kanë vdekur deri 70.000 njerëz. Shifrat e fundit të OKB-së tregojnë se 2 milionë banorë kanë braktisur vendbanimet e tyre brënda kufijve shtetërorë, ndërsa rreth 400 mijë kanë shkuar jashtë që prej fillimit të vitit, duke gjetur strehim kryesisht në Jordani, Liban, Turqi, Irak dhe Egjipt. Javën e kaluar,
Sekretari britanik për Marrëdhëniet me Jashtë, William Hague, tha se qeveria mund t’u ofrojë mjete të blinduara dhe mburoja trupore forcave opozitare në Siri, si dhe ndihma të tjera të nevojshme financiare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit