14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ja si kanë lëvizur miliona emigrantë 15 vitet e fundit

Më të lexuarat

Kjo hartë tregon lëvizjen e miliona emigrantëve drejt Europës në 15 vitet e fundit, gjatë asaj që studiuesit e cilësojnë si një periudhë të paprecedentë.

Në këtë video tregohet rrugëtimi i njerëzve gjatë krizës së refugjatëve që ka mbërthyer kontinentin për vite me radhë.

Harta “e nxehtë” tregon se si emigrantët lëvizin shpesh nga vendet e varfra tek vendet e zhvilluara në përpjekje për t’iu larguar konfliktit të armatosur.

Ekziston gjithashtu një lidhje e ngushtë mes terrorizmit dhe fluksit të madh të refugjatëve, pasi njerëzit tentojnë t’i shpëtojnë rrezikut duke udhëtuar drejt vendeve të sigurta.

Qytetet janë pika kryesore e pritjes për të sapoardhurit, ku ata mund të sigurojnë mbrojtjen, kujdesin dhe integrimin e të ardhurve. Të paktën 80 qytete në Mbretërinë e Bashkuar janë angazhuar për mikpritjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qytete të shumta në Gjermani e Francë.

Instituti i kërkimeve “Igarape” shkruan se bota po përballet me nivele të paprecedentë të zhvendosjes së popullsisë. Sipas raportit të fundit të paktën 65 milionë njerëz janë në lëvizje. Kjo do të thotë që 1 në 100 njerëz zhvendoset globalisht nga shtëpia e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit