20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“ISIS është i mirë”, Medreseja e Shkodrës reagon për deklaratat e mësueses

Më të lexuarat

Pasi policia arrestoi mësuesen Emine Alushi, e cila bënte propagandë për organizatën terroriste ISIS gjatë një ore mësimi, reagoi edhe institucioni ku ajo punon, Medreseja e Shkodrës.

Në deklaratë thuhet se distancohen nga ky akt dhe se shkolla ofron të kundërtën e asaj që thotë mësuesja.

“Në lidhje me video-regjistrimin e dhënë në emisionin investigativ Stop në TV Klan mendimi i dhënë “ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ. Medreseja është isntitucion i Shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH.

Me këtë video-regjistrim dhe përmbajtjen e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës datë 18 janar 2017. Ne si Stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime këto të transmetuara në video-regjistrim.

Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe se në këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës”, deklaroi Kujtim Dervishi, Drejtori i Medresesë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit