17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shqiperia eshte e jotja!

Më të lexuarat

Kreshnik Osmani

Miq te rinj dhe te vjeter. Te pasur dhe te varfer. Te rendesishem dhe te parendesishem. Mos bini viktime e teorive te racave, te familjeve te medha dhe te historise e gazetarise se porositur nga kupola. Eshte e vertete se kupola kontrollon shume para e pushtet. Eshte e vertete se kupola po ben krushqi dhe ka klane te forta te krimbura ne para. Kete e bejne qe ta kontrollojne pushtetin dhe kapitalin majtas dhe djathtas duke mos lene njerezit e thjeshte dhe ty te enderrosh, qe nje dite te jesh ne vendin e tyre ti dhe femija yt. Ata jane me te brishte se rrjeta e merimanges. Keto historite me familje te medha, me race te zgjedhur dhe me gjak blu, historite me agallare e bejlere i sajojne ata dhe zedhenesit e paguar prej tyre qe te perhapin humbje shprese dhe panik. Kerkoni te drejten tuaj. Luftoni sepse koherat kane ndryshuar. Nuk jemi me ne kohen e bejlereve dhe agallareve kur mund te fitoje nje status shoqeror duke grabitur, rrahur, e sunduar me kamxhik katunaret e zones tende. Ata jane te brishte, jane te dobet, kane frike. Synoni Parlamentin, Qeverine, detyrat dhe postet me te larta ne Shtet. Peshtyjini ne fytyre ata qe vijne dhe ju thone nuk behesh dot sepse duhen para dhe duhet taraf i madh shume. Bota ka ndryshuar. Duhet t’u japim nje mesim dhe t’i perzeme me shkelma demokracie bejleret dhe agallaret e rinj edhe ketu.
A nuk ju kujtohet Obama?! Para dyzet viteve ate nuk e linin te hynte ne restorant ne Amerike sepse e kishte lekuren me ngjyre. Presidenti i Brazilit qe ka marre 40 milion vota ka qene nje llustraxhi kepucesh. Erdogani i Turqise ka shitur ne femijerine e tij simite me susam e shalqi. Kush e ka njohur para fejsbukut Zuckemberg. Kush kishte degjuar me pare per familjen e Bill Gates, e keshtu me radhe. Mos e lejoni kupolen t’ju mashtroje e t’ju genjeje me propaganden e saj se gjoja nuk beheni dot kollaj. Nuk beheni dot pa e dhene miratimin ata. Eshte koha. Eshte dita per ta bere kete. Hidhuni ne sulm. Zbrisni ne shesh. Kandidoni per deputete. Synoni nje parti. Hidhni ide. Organizohuni ne parti, klube, shoqata, forume dhe gjithçka mundet dhe e shihni se ju bind. Mos rrini ne kafe, mos rrini ne lloto, mos rrini ne gjume. Shqiperia eshte e jotja nuk eshte e Kupoles. Nuk eshte e Parise. Mos prisni prej tyre tituj e dekorata. Titullin dhe peshen tende ne histori e percakton ti!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit