6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

IRANI MBËSHTET PLANIN E ANNANIT PËR SIRINË

Më të lexuarat

Irani theksoi mbështetjen e tij të plotë për planin e të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Annan për t’i dhënë fund krizës siriane duke besuar se duhej kryer “deri në fund” për të vendosur stabilitetin në rajon.

“Presim nga Annan që të kryejë aksionin e tij deri në fund për të vendosur stabilitetin dhe qetësinë në Siri dhe në rajon”, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Ali Akbar Salehi pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe të Lidhjes Arabe.

Annan shkoi në Teheran për të zhvilluar diskutime mbi çështjen siriane, pas takimeve dje në Damask me presidentin, Bashar al-Assad dhe për një takim nga Grupi i kontaktit mbi Sirinë, që mblodhi në fund të qershorit në Gjenevë anëtarët e përherëshëm të Këshillit të Sigurimit në OKB si dhe Turqinë dhe disa vende që përfaqësojnë Lidhjen Arabe.

I dërguari ndërkombëtar shpresoi se Irani do të bashkëpunonte për të gjetur një zgjidhje në Siri, çka perëndimorët dhe opozita siriane refuzojnë deri tani duke akuzuar Teheranin se mbështet regjimin e Damaskut./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit