7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

iPhone 5 i ndërtuar me “liquidmetal”

Më të lexuarat

Sipas disa raporteve, iPhone i përditësuar që pritet të dalë në tetor, pritet të ketë një material të quajtur “liquidmetal” për të ndryshuar veten nga gara. Tani shtrohet pyetja se çfarë është “liquidmetal” dhe pse të ndërtohet një telefon si iPhone 5 nga një material i këtillë i cili tingëllon kaq çuditshëm?

Materiali i njohur si “liquidmetal” nuk është në fakt lëng. Ishte zbuluar në vitin 1992 në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë dhe është i ndërtuar nga titani, nikeli, bakri dhe zirkoniumi. Materiali rezultues është mjaft i fortë, i lehtë dhe thuhet që kur preket është i ndjeshëm si lëngu ose xhami; nga edhe vjen emri.

Liquidmetal është përdorur në pajisje të llojllojshme elektronike deri tani për shkak të vetive të tij të veçanta: është mjaft i durueshëm, e ka butësinë e plastikës , është rezistues ndaj gërvishtjeve dhe i lehtë për t’u prekur. SanDisk e përdori atë për njërin nga disqet e veta flash Cruzer USB dhe MP3 lëshuesit Sansa, e po ashtu edhe në telefona të caktuar Vertu nën ombrellën e Nokias.

Materiali është përdorur në stoli, pajisje mjekësore, gjëra sportive si shkopinjtë në golf dhe madje në telefona për antena, rafte etj., që nga viti 2003 kur skuadra e Institutit të Teknologjisë së Kalifornisë organizoi një ndërmarrje për ta vendosur atë në treg nën Liquidmetal Technologies./pcworldalbanian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit