21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Së shpejti shërbime interneti në të gjithë avionët e Turkish Airlines

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Eksi njoftoi ofrimin e shërbimeve të internetit në të gjithë avionët e kompanisë pavarësisht nëse ato janë të vegjël apo të mëdhenj

 

ANKARA (AA) – Arife Yildiz Unal

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines (THY) Bilal Eksi deklaroi se kompania duke ndjekur trendet botërore në avionët e saj do të mundësojë shërbimet e internetit.

Ai rikujtoi se në avionët e mëdhenj dhe të linjave të gjata të THY, tashmë ofrohet shërbimi i internetit dhe se sapo ka filluar ofrimi i këtij shërbimi edhe në avionët e vegjel në mbarë botën.

Eksi në një bisedë për Anadolu Agency (AA), tha se është hapur një tender për ofrimin e shërbimit të internetit për 150 avionë të vegjël të THY, ndërsa rezultatet do të dihen në afat një mujor.

Ai shtoi se shërbimet e internetit do të ofrohen në të gjithë avionët e THY, pavarësisht nëse janë të vegjël apo të mëdhenj.

Më tej shtoi se shërbimet e internetit i ofrojnë në një lartësi prej 10 mijë metrash.

“Pasagjerët duan të jenë në kontakt me telefon. Rezultatet e hulumtimit të kryer tregojnë se për gjeneratën e re interneti është një prioritet më i madh se ushqimi dhe pijet. Ne, duke ndjekur këtë trend, do të kemi investime të mëdha për të ofruar shërbime interneti te avionët e vegjël. Më tej, në vend të shërbimit në 10 mijë metra, ne do të kalojmë në shërbimin ‘interneti nga dera në derë’. Kjo nënkupton, kur avioni të jetë në pozitën ‘push back’ do të lidhet në internet. Do të mbeteni të lidhur deri sa avioni të aterojë. Kurse telefonat celularë, me rastin e përdorimit të aplikacionit të avionit, ju do të jeni të lidhur në rrjetin Wi-Fi”, ka thënë Eksi.

Ai gjithashtu iu referua shërbimeve në aeroportin e ri në Stamboll, duke theksuar se në salonet e THY-së do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime falas të internetit.

Eksi rikujtoi se në ekranet e ulëseve të avionit të kompanisë mund të shohin filma dhe përmbajtje të tjera. Së afërmi në funksion është sistemi për argëtim, i zhvilluar nga bashkëpunimi i THY me kompaninë Havelsan e cila ka qasje tek avionët që nuk kanë ekrane.

Sipas tij, aplikacioni është vënë në funksion para dy javësh dhe përmes tij pasagjerët kanë mundësinë të lidhen në rrjetin wi-fi dhe në celularët e tyre të shohin filmat e tyre të preferuar.

Ai poshtu bëri të ditur se në avion ka libra dhe gazeta, dhe i bëri thirrje kryesisht rinisë që të lexojnë libra aq sa shohin dhe filma.

Më tej tha se një pjesë e aeroportit të ri të Stambollit do të hapet më 29 tetor, kurse THY do të ketë sallone të cilat do të jenë dy deri tri herë më të mëdha nga sa janë ato në aeroportin Ataturk.

Sallonet në aeroportin Ataturk janë më të mëdha se ato në aeroportet tjera, kurse në aeroprtin e ri do të ketë salone për fluturime brenda dhe jashtë vendit.

Shërbimet shtesë do t’u mundësohen përdoruesve të klasit biznes, pasagjerevë të regullt dhe ata VIP, ndërsa saloni i njohur do të kontribuojë edhe më tej në reputacionin e THY-së.

Eksi rikujton se shumë pasagjerë përdorin fluturime përmes Stambollit për të patur rastin të shfrytëzojnë shërbimet në salonet e aeroportit Ataturk.

“Pasi të vihet në përdorim saloni ynë i ri, ata do të jenë klientët tanë të rregullt. Ndoshta kështu do të fillojë trendi turistik. Janë shumë të njohura lounge sallonet për të cilat është ngarkuar Turkish DO&CO. Njerëzit presin në radhë”, ka thënë Eksi.

Ai tha se në aeroportin e ri do të hapet një hapësirë për muze ku do të ekspozohen sende të rëndësishme historike, por edhe hapësira për lojë, grimim dhe të ngjashme.

“Pasagjerëve tanë do t’u ofrohet diçka e re”, shtoi Eksi duke theksuar se në vijim janë bisedimet për ofertën gastronomike në sallon.

Ai sqaroi se është zhvilluar një koncept i ri i imazhit korporativ të kompanisë dhe se ai do të shfaqet në aeroportin e ri dhe fluturimet e reja.

Po ashtu bëri të ditur se në bashkëpunim me kompanitë e njohura botërore kanë përgatitur uniforma të reja për personelin e avionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit