20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ideti dhe ndalimi i poliandrisë

Më të lexuarat

Një studim amerikan mbështet I’xhazin Kur’anor përkitazi me caktimin e periudhës së Idetit (pritjes së gruas për tri pastrime menstruacionale pas divorcit) dhe ndalimit të poliandrisë (martesës me më shumë se një burrë).

Një studim amerikan, i kryer nga një ekip hulumtues, ka zbuluar urtësi të aspektit shkencor në Kur’an dhe në rregullat fetare që kanë të bëjnë me përcaktimin e periudhës së Idetit të gruas në 120 ditë dhe ndalimit të martesës me vëllezërit nga qumështi.

Dr. Xhemaluddin Ibrahim, profesor i Toksilogjisë në Universitetin Kalifornia dhe Drejtor i Laboratorëve të Hulumtimeve të Jetës në SHBA, jep hollësi për studimin në fjalë e thotë: Një studim hulumtues i sistemit imunitar të femrës ka zbuluar ekzistimin e qelizave imunitare të veçanta, të cilat kanë “memorie gjenetike” që mundësojnë njohjen me trupat e huaj që hyjnë në trupin e femrës duke ruajtur veçoritë dhe tiparet gjenetike. Këto qeliza – nënvizon Ibrahimi – jetojnë në mitrën e femrës për plot 120 ditë.

Dr. Ibrahimi shton se studimi ka vërtetuar edhe atë se nëse ndodhin çfarëdo ndryshimesh tek trupat e huaj që kane hyrë tek femra para kësaj periudhe 120 ditore, si p.sh. sperma, në sistemin imunitar të saj (gruas) do të ndodhin çrregullime që do ta ekspozojnë atë para rreziqeve të goditjes me tumore kancerogjene, e që shkencërisht komenton përqindjen e rritur të grave të prekura nga tumori kancerogjen i mitrës dhe gjirit për shkak të ushtrimit të lidhjeve intime me më shume se një burrë.

Studimi në fjalë ka vërtetuar se këto qeliza të veçanta ruajnë lëndën gjenetike të turpit të huaj të hyrë për herë të parë për 120 ditë me radhë, dhe rrjedhimisht, nëse gruaja martohet me ndonjë burrë para kalimit të kësaj periudhe (120 ditore) dhe mbetet me barre, atëherë foshnja mund të bart një pjesë të tipareve gjenetike të trupit të parë të hyre (ish-burrit) dhe këtij të dytit (burrit aktual).

 

Burimi: http://islammemo.cc/monawaat/2011/06/26/128009.html

Përshtati në shqip: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit