11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ibrahim Gashi: jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP’së

Më të lexuarat

Ibrahim Gashi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP’së.

Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP’së.

“Unë kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme, që para disa minutave ia kam nisur Këshillit Drejtues dhe Këshilli Drejtues është duke mbajtur mbledhje në këto momente dhe besoj se do ta pranoj dorëheqjen time”, ka thënë Gashi në një intervistë për RTK’në.

“Asnjë njeri i përgjegjshëm dhe as unë si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Rektor qe një vit e gjysmë nuk mund të qëndroi indiferent karshi një presioni të madh psikologjik dhe emocional. Me shpresën se dorëheqje ime do t’i kontibuonte normalizimit të punës në UP dhe me shpresën se protesutuesit do të lënin të qetë që të punoj UP dhe gjitha strukturat e tij, përfshirë edhe Komisionet që janë ngritur për t’i adresuar përgjegjësitë eventuale të stafit akademik përfshirë edhe rektorin”, ka shtuar ai.

Lexojeni të plotë letrën e Ibrahim Gashit drejtuar Këshillit Drejtues të UP’së

Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.

Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave tëparapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet.

I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.

Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorëte mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.

I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;

Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate, ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.

Me respekt,

Prof.dr.Ibrahim Gashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit