11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Holanda bllokon statusin për Shqipërinë

Më të lexuarat

Parlamenti holandez ka votuar kundër propozimit të qeverisë për dhënien e statusit kandidat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, duke parandaluar miratimin e vendimit në samitin e Brukselit më 19-20 dhjetor.

Parlamentin holandez miratoi dje një vendim që detyron qeverinë e kryeministrit Mark Rutte, të kundërshtojë propozimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Ky zhvillim pritet të hedhë në erë shpresat për integrim të vendit të Ballkanit Perëndimor, që sipas KE-së ka plotësuar kushtet e kërkuara dhe duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Një zëdhënësi i parlamentit holandez, i ka thënë “EurActiv” se Partia VVD e Ruttes ka votuar kundër hapjes së dyerve të BE-së për Shqipërinë, ndërsa partnerët e koalicionit të tij kanë votuar pro.

Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së merren me votë unanime. Kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shansin për t’u bërë vend kandidat në samitin e 19-20 dhjetorit, ndryshe nga seç pritej.

Holanda ishte pengesë edhe për dhënien e statusit kandidat për Serbinë. Ky vend gjithashtu ka kundërshtuar edhe përfshirjen në zonën Schengen të Bullgarisë dhe Rumanisë, ndryshe nga mendimi i KE-së që shprehej se vendet kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.

Ky zhvillim pritet që të tërbojë Parlamentin Evropian. Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljanic, reporteri për Shqipërinë, dje theksoi se Këshilli i BE-së duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht vend kandidat për anëtarësimin në BE pa asnjë vonesë, mbështetur tek progresi i saj me reformat. Për këtë, PE miratoi edhe një rezolutë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit