7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj: S’ka marrëveshje për koalicion me PDK-në?!

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur sot për lirimin e tij, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave të vendit se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku.

Haradinaj ka pohuar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë, por marrëveshje për koalicion nuk ka

“Ne do ta ndihmojmë qeverinë në këtë aspekt, mirëpo konkrete nuk ka asgjë sa i përket koalicionit. Nëse ka diçka konkrete, kemi me e pas kënaqësinë me e njoftua opinionin dhe zhvillimet që munden me ndodh”, ka thënë Haradinaj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që duan të çojnë Kosovën përpara.

“Ju siguroj se do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me të gjithë ju që të mundemi të krijojmë një kualitet shumë më të mirë në vendin tonë, në demokraci, funksionim të shtetit dhe në të gjitha temat që e preokupojnë qytetarin e vendit.

Nuk do të jetë lehtë, ashtu siç nuk ka qenë as deri më tash, por ju kisha lutur që ta ndieni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë dhe do të punojmë së bashku… Unë do të punoj me çdo njeri të Kosovës për të sjell një kualitet të ri qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit. Kuptohet, këtë ne mund ta bëjmë vetëm nis rast se të gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit