7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hamasi bombardon Tel Avivin e ushtria izraelite Gazën, panik te qytetarët në plazhe – pamje nga momente paniku dhe frike

Më të lexuarat

Dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë, aeroplanët izraelitë kanë bombarduar edhe sot Gazën, e Hamasi i është kundërpërgjigjur me raketa në drejtim të Izraelit.

Mediat palestineze raportojnë që në Jafa, lagje e banuar nga shumica arabë në Tel Aviv, një shtëpi është goditur me koktej molotovi, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se për sulmin përgjegjës janë hebrenjtë që çdo herë e më shumë po sulmon arabët që jetojnë atje.

Në këtë sulm është lënduar një djalë 12-vjeç. E siç raporton France Press, në sulmin me raketa nga Hamasi që i shkrepnin në drejtim të Tel Avivit, ka humbur jetën një person.

Pas alarmeve të lëshuara për sulm me raketa mbi Tel Avivin, turistë dhe qytetarët të shumtë që ishin nëpër plazhe filluan të vrapojnë nëpër strehimore nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Pamje amatore shfaqin momente paniku tek qytetarët e shumtë që i dëgjonin sirenat që paralajmëronin sulme të mundshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit