11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Djaloshi 5-muajsh shpëtohet nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga sulmet ajrore në Gaza, por të njëjtin fat nuk e kishte familja e tij

Më të lexuarat

Një djalë pesëmuajsh është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur që e kanë goditur raketat e forcave ajrore izraelite në Gaza, por 10 anëtarët e familjes së tij e kanë pësuar me jetë në këto bombardime.

Raportohet se djaloshi është gjetur pranë trupit të pajetë të ëmës së tij, të cilin më pas e kanë dërguar me urgjencë për tretman në spitalin më të afërt, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku goditën një shtëpi në Gazë e si pasojë humbën jetën 10 palestinezë.

E si kundërpërgjigje, Hamasi ka filluar granatimin e qyteteve izraelite. Por pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, luftimet janë duke vazhduar në atë rajon. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit