9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

George Soros: Facebook dhe Google i kanë ditët e numëruara

Më të lexuarat

Manjati George Soros sulmoi Facebook dhe Google, dy kompani që ai ka investuar në kohët e fundit, duke vënë në dukje se “rritja dhe sjellja monopoliste” e kompanive të platformave të teknologjisë është bërë një “problem global”.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Soros, tha se Facebook dhe Google shkaktuan “një sërë problemesh.” Ai madje sugjeroi që kompanitë mund të tundoheshin që të “komprometojnë veten” për të fituar akses në tregje të tilla si Rusia dhe Kina.

“Pronarët e gjigantëve të platformës e konsiderojnë veten zotër të universit, por në të vërtetë ata janë skllevër për ruajtjen e pozitës së tyre dominuese. Është vetëm një çështje kohe para se dominimi global i monopoleve të thyhet”, tha Soros.

“Davos është një vend i mirë për të njoftuar se ditët e tyre janë të numëruara. Rregullimi dhe taksimi do të jenë shkatërrimi i tyre dhe Komisioni i Konkurrencës i BE do të jetë armiku i tyre “.

Soros, 87 vjeç, beson se një prej problemeve kritike që shkaktojnë këto rrjete është aftësia e tyre për të ndikuar në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen, shpesh pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit