GDP TURKE RRITET ME 14,2%

0
49

Produkti i Brendshëm Bruto i Turqisë për tremujorin e parë të vitit 2012 është realizuar në afërsisht 182 miliardë e 500 milionë dollarë duke u rritur me 14,2%.

Ekonomia turke vazhdon të rritet.

Në tremujorin e këtij viti ekonomia e Turqisë është rritur me 3,2%.

Të Ardhurat Kombëtare Bruto (GDP) për këtë periudhë u realizuan në 329 miliardë e 20 milionë lira (afërsisht 182 miliardë e 500 milionë dollarë).

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi përfundimet e tremujorit të parë të vitit 2012 për Produkti i Brendshëm Bruto të llogaritur me metodën e prodhimit.

Norma e rritjes ekonomike për periudhën janar-mars 2012 është 3,2%.

Kurse Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 14,2% dhe u realizua në shifrën 329 miliardë e 20 milionë lira turke.

Kështu procesi i rritjes së pandërprerë të ekonomisë turke, rritje që ka filluar në çerekun e fundit të vitit 2009, ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të 2012-s, duke lënë prapa 10 tremujorë.kohaislame