Gazetari izraelit: Gaza nuk ishte kurrë vendi ynë, vetëm humbje

Më të lexuarat

🗞️ Gazetari izraelit i njohur, Ranann Shaked – për “Yedioth Ahronoth”:
20 vjet pas tërheqjes nga Gaza… Unë kurrë nuk kam dashur të jem në Gaza.
Nuk kam dashur – dhe ende nuk dua – që fëmijët e mi apo miqtë e mi të jenë atje.
As si ushtarë, as si banorë, as në asnjë mënyrë.

❓Ç’punë kemi ne në Gaza? Çfarë kemi humbur atje?
📌 Kemi humbur vetëm qindra ushtarë gjatë luftës së “Shpatave të Hekurta”.
📌 Kemi humbur qindra civilë që nga “terrori” i Gazës pas vitit 1967.
📌 Kemi humbur dinjitetin tonë, që nga ushtarët tanë të rinj që detyrohen të nxjerrin palestinezët nga shtretërit e tyre me britma dhe armë në mes të natës,
e deri te ata që gërmojnë në rërën e korridorit të Filadelfisë në kërkim të pjesëve të trupave të shokëve të tyre të vrarë.

Në Gaza kemi humbur drejtimin…
Kemi humbur kohën…
Kemi humbur paranë…
Kemi humbur – herë këtu, herë atje – por gjithnjë kemi humbur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit