Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot në 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave boshnjake por duke mos përmendur gjenocidin.
Përmes një postimi në platformën X, Vuçiq tha:
“Sot bëhen tridhjetë vjet që nga krimi i tmerrshëm në Srebrenicë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por duhet ta ndryshojmë të ardhmen. Edhe një herë, në emër të qytetarëve të Serbisë, shpreh ngushëllime për familjet e viktimave boshnjake, i bindur se një krim i tillë nuk do të ndodhë më kurrë.”
