18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

‘Fshati shqiptar me dëborë, ku çdo familje ka nisur një fëmijë në Britani’- Daily Mail, shkrim tronditës për shqiptarët

Më të lexuarat

Tablodi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar sërish një shkrim emigrantëve shqiptarë, por këtë here duket se ka hetuar më thellë. Gazeta duket se shkruan për fshatin Krumë, në Has, të cilin e konsideron si “periferi londineze’ për shkak se çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani.

“Pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, banorët e fshatit shqiptar i kanë dërguar një nga një familjarët e tyre në Londër – shkruan “Daily Mail” -Zyrtarët thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani dhe zakonisht shpresojnë të tërheqin me vete të paktën edhe një tjetër familjar”.

“Fëmijët e fshatit kanë shkuar në mënyrë të paligjshme në Britani nëpërmjet kontrabandistëve, zakonisht me ndihmën e prindërve të tyre”, thekson tabloidi i njohur botëror.

Gazeta ka zbuluar gjithashtu se disa faqe ne Facebook, ku postohen rregullisht foto te shqiptareve qe festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, faqet kupublikohen foto e të rinjve shqiptar mund të arrijnë 60,000 ndjekës.

“Dje qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend mëse të arritshëm krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanisë të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet shqiptare e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre ne mënyre ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie ose në “mëshirën” e kriminelëve”, shkruan më tej Daily Mail”.

Policia britanike i ka përshkruar bandat e krimit shqiptar si bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë, ndërkohë që gazeta britanike thekson në investigimin e saj se shumë prej të rinjve nga Hasi janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit