15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

FRANCË-OLAND SËRISH NË KRYE TË GARËS PRESIDENCIALE

Më të lexuarat

Ky është rezultati i sondazhit të Institutit “Ispos”, bërë për llogari të televizioneve franceze, ”Radio France” dhe gazetës ”Le Monde”.

Kandidati për president i socialistëve francezë, Fransua Oland do të mund të marrë 53 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 maj, kundrejt 47 për qind të votave që mund të marrë presidenti aktual në garë, Nikola Sarkozi, njoftoi instituti i sondazheve ”Ipsos”, sondazh i bërë për llogari të televizioneve franceze, ”Radio France” dhe gazetës ”Le Monde”.

Oland ka një për qind më pak të votave, krahasuar me sondazhin e 22 prillit, ndërkohë që Sarkozi ka një për qind më shumë.

Sondazhi i ”Ipsos” është kryer në periudhën 27-28 prill me 988 persona./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit