8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bill Klinton mbështet Obamën

Më të lexuarat

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e kaluara në politikë, Klinton është shfaqur me Obamën në Virxhinia dhe i ka ofruar “mbështetje të ngrohtë” për rizgjedhje.
Klinton, i cili ka shërbyer në postin e presidentit amerikan nga viti 1993 deri më 2001, ka thënë se administrata e Obamës ka bërë progres në rigjallërimin e ekonomisë së SHBA-së.
Ndërsa, për Mit Romnin – republikanin që ka shumë gjasa të sfidojë Obamën – Klinton ka thënë se mbështet politikat e njëjta që kanë shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.
Gruaja e Klintonit, Hillari Klinton, ka kandiduar kundër Obamës në garën për të nominuarin e Partisë Demokratike më 2008, por ka shërbyer si sekretare e shtetit në administratën e tij gjatë tre vjetëve të kaluar./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit