10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Forcat izraelite plagosën 49 palestinezë

Më të lexuarat

Në dy incidente të ndara, në Bregun Perëndimor dhe Gaza kanë mbetur deri në 49 palestinezë të plagosur pasi forcat izraelite i qëlluan me plumba gome dhe municion të vërtetë.

Të paktën 35 palestinezë u plagosën me armë zjarri nga izraelitët gjatë përleshjeve mes tyre dhe të rinjëve palestinezë në qytetin e vjetër Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor, kanë thënë dëshmitarët të premten.
Përleshjet shpërthyen kur trupat e ushtrisë izraelite bllokuan protestën e mbajtur në kuadër të një fushate ” Rinia palestineze kundër vendbanimeve ” dhe Komiteti për Mbrojtjen e Al-Khalil për të shënuar 20 vjetorin e masakrës së xhamisë Ibrahimi.
” Ushtarët izraelitë qëlluan me breshëri granata tymuese dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi këta të fundit iu afruan hyrjes së qytetit, ” tha për Agjencinë Anadolu Rajeh Abu Agamiyeh, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Al- Khalil.
Ndërkohë, katërmbëdhjetë palestinezë janë plagosur me municion të vërtetë nga trupat izraelite, përfshirë një fëmijë, në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit të premten, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Një numër i aktivistëve palestinez organizuan protesta të premten në Jabalia në veri të Gazës për të denoncuar pushtimin e vazhdueshëm izraelit të tokës palestineze dhe shkeljet e vazhdueshme të trupave izraelite./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit