5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Florin Krasniqi dyshon në vrasjen e Dino Asanajt

Më të lexuarat

Kryetari i Komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, i ka thënë Radio Dukagjinit se dyshon në vetëvrasjen e Dino Asanajt, ish kryetar i bordit të AKP-së.

Krasniqi ka thënë se angazhimi i Byrosë Federale për Hetime (FBI) është bërë sa për sy e faqe, sepse kjo byro pos në Amerikë, në asnjë vend tjetër të botës nuk ka zbardhur ndonjë rast.
“Mund të jetë vrasje, sepse me 11 herë nuk bëhet vetëvrasje. Nuk bënë kurrkush 11 herë me thikë vetëvrasje”, ka thënë Krasniqi, deputet i Vetëvendosjes.
Krasniqi, i cili ka nënshtetësi amerikane, ka thënë se FBI me dhjetëra herë është përdorur nga qeveritë e korruptuara anembanë botës.
Ai dyshon edhe se Byroja Federale për Hetime do të mund ta zbardh rastin e Asanajt./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit