12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të ndalohet apo jo partia ekstremiste e djathtë NPD?

Më të lexuarat

Programe për të ndalurar të rinjtë t’u bashkohen neonazistëve

Të rinj gjermanë që vijnë nga familje me probleme sociale u bashkohen grupeve naziste. Rrjeti i Parandalimit të Dhunës zbaton programe ndihme për ta ndaluar këtë tenencë tek të rinjtë.
Është një djalë 19 vjeç të cilin kemi vendosur ta quajmë Sebastian, për aq kohë sa ai nuk pranon që ta thërrasim me emrin e tij të vërtetë për arsye sigurie. Ai iu bashkua organizatës ANTIFA- organizatës anti-naziste më të njohur gjermane- kur ishte vetëm 14 vjeç dhe tani punon për një sërë programesh edukuese anti-naziste. Fatkeqësisht, neo-nazistët e njohin Sebastianin. Ai ka qenë pre e sulmeve të tyre në disa raste dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa marrë me vete një spray djegës për sytë. “Ata e njohin fytyrën time. Ata e dinë emrin tim. Unë jetoj në atë pjesë të qytetit ku jetojnë dhe ata”, rrëfen Sebastian.
Grupet neo-naziste fillimisht vinin në shënjestër emigrantët dhe këdo tjetër që ata nuk e konsideronin si një gjerman “të vërtetë”. Qartësisht kjo përfshinte njerëz jo-kaukazianë. Por ata gjithashtu sulmonin të majtët, homoseksualët, romët dhe çdo njeri tjetër, i cili “nuk përshtatet tërësisht me pamjen ariane të një bjondi me sy blu”.
Sipas të dhënave të organizatës berlineze të quajtur “Rrjeti i Parandalimit të Dhunës”, 15-20% e popullsisë kanë tendenca ekstremiste. Kjo nënkupton çdo lloj forme fundamentalizmi, qoftë ekstrem i së majtës ose së djathtës, apo fundamentalizmi fetar. Thomas Mücke është punonjës social, i cili koordinon kurse trajnimi në Rrjetin e Parandalimit të Dhunës. Ai dhe stafi i tij punojnë me të miturit. “Këta të rinj zakonisht vijnë nga familje të shkatërruara, të cilat bartin histori dhune. Rriten në lagjje ose zona ku papunësia është e lartë. Duhet të depërtosh brenda tyre në mënyrë që t´i kuptosh sa më mirë,” thotë Thomas Mücke.
Rrjeti i Parandalimit të Dhunës punon me të miturit në burgje, si dhe një vit pasi ata llirohen nga qelitë. Trajnerët janë të disponueshëm 24 orë në 24 dhe ky program e proces intensiv është i paguar tërësisht. Që nga viti 2011, ky rrjet ka rehabilituar me sukses 80% të 500 pjesëmarrësve në programet e tyre. Më pak se 10% janë arrestuar sërish pas programit.

Të ndalohet apo jo NPD?
Që në momentin kur u zbulua një celulë neo-naziste në nëntor të vitit 2011, e cila ishte përfshirë në një seri vrasjesh, u bënë thirrje që të ndalohej Partia Nacional-Demokrate (NPD) gjermane e spektrit ekstremist të djathtë. Por Sebastian thotë se kjo nuk është ide e mirë. “Nëse ti ndalon NPD-në, ata nuk do të ndalojnë së qeni racistë. Ata do të jenë një organizatë e fshehtë dhe do të formojnë një strukturë e cila do të jetë shumë e vështirë për t´u kontrolluar dhe monitoruar.“
Thomas Mücke thotë se ka shumë arsye për të ndaluar NPD-në, por pavarësisht se kur do të ndodhë kjo, do të ekzistojnë gjithmonë ekstremistë të djathtë. E teksa diskutimi nëse NPD-ja duhet të ndalohet ose jo, grupime si Rrjeti i Parandalimit të Dhunës vazhdojnë të ndihmojnë të rinjtë që të shkëputen nga idetë fundamentaliste./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit