6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

FITIMI PREJ PUNËS HALLALL – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

“Dhe kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni prej mirësive të Allahut”[1], poashtu thotë Allahu:

هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ الأَرْضَ ذَلُولاً فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِنْ رِزْقِهِ وَإِلَيْهِ النُّشُور

“Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është kthimi.”[2].

Allahu na ka treguar biografitë e të dërguarve dhe pejgamberëve dhe në disa ajete na ka treguar për profesionet e disave prej tyre, Nuhi (alejhi selam) ishte zdrukthtar, kështu që e ndërtoi me duart e tija anijen e cila pas Allahut, ishte shkak për shpëtimin e tyre prej vërshimit të madh, thotë Allahu:

وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِّن قَوْمِهِ سَخِرُوا مِنْهُ ۚ قَالَ إِن تَسْخَرُوا مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ

“Dhe ai e ndërtoi anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. (Besimtarët ua kthenin me fjalët) “Nëse ju talleni me ne edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç talleni ju.”[3]

Davudi (alejhi selam) ishte farkatar dhe Allahu ia kishte zbutur hekurin, kështuqë bënte prazmore dhe gjëra tjera të dobishme, thotë Allahu:

وَأَلَنَّا لَهُ الْحَدِيدَ أَنِ اعْمَلْ سَابِغَاتٍ وَقَدِّرْ فِي السَّرْدِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِير

“Madje ia bëmë të butë edhe hekurin. Bën prazmore të gjëra dhe thurri me fisnikëri! Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë e shoh atë që ju punoni.”[4]

Zekerija (alejhi selam) ishte poashtu zdrukthtar, siç na ka treguar Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem). Shembëlltyra dhe i dashuri ynë, Muhamedi (salAllahu alejhi ve selem) ishte bari dhe kujdesej për dhentë e banorëve të Mekkes, punonte edhe në tregti, udhëtonte dhe lodhej për të fituar prej punës hallall. Edhe përkundër faktit se këta pejgamber kishin pozitë të lartë dhe mesazhi që e bartnin ishte gjë e rëndë, mirëpo punonin me duart e tyre dhe kërkonin rizkun e Allahut nëpërmjet këtyre punëve.

Kështu ishin edhe sahabet e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem), kujdeseshin për të fituar nga punët hallall, qoftë me tregti apo me diçka tjetër të lejuar.

Janë transmetuar nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) disa hadithe të cilat na nxisin që t’a lypim rizkun me punë të lejuar, prej këtyre haditheve është thënia e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem): “Nuk do të hajë askush prej juve ushqim më të mirë sesa ushqimin e fituar prej punës se duarve të tij edhe i Dërguari i Allahut, Davudi (alejhi selam) hante prej fitimit që e fitonte me duart e tija.”[5] Poashtu thotë: “Është më mirë për ndonjërin prej jush që të mbledh dru[6] mbi shpinën e tij, sesa që t’i lyp dikujt dhe të mos i jep.”[7]

Ajo dorë e cila punon dhe fiton prej hallallit është ajo dorë e cila jep dhe është ajo dorë e cila punon që mos të jetë e nënçmuar dhe e mvarur prej tjerëve.

Prej mirësive të Allahut ndaj neve është se na ka hapur dyer të ndryshme të punës dhe ka profesione të ndryshme të cilat rinia muslimane kanë mundësinë që t’i mësojnë, praktikojnë dhe të përfitojnë prej këtyre profesioneve. Në këtë mënyrë ne bëhemi të dobishëm për veten tonë, për familjet tona dhe për shoqërinë në të cilën ne jetojmë.

Lusim Allahun të na ruaj nga harami dhe nga çdo rrugë e cila na shpien në haram dhe të na mundëson t’a lypim rizkun prej gjërave të cilat na i ka lejuar Allahu.[8]

 

Përktheu: Ali Ashani

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit