12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Filmohet me dron ndërhyrja e elementëve grekë që përpiqen të kthejnë prapa emigrantët e parregullt

Më të lexuarat

Në pamjet e marra nga droni në rajon u reflektua ndihma e dhënë nga elementët e Komandës së Sigurisë Bregdetare turke si dhe qëndrimi jonjerëzor i elementëve grekë kundër emigrantëve të parregullt

Nëpërmjet mjeteve ajrore pa pilot (dron) u filmua ndërhyrja e elementëve të Sigurisë Bregdetare turke ndaj anijes së Sigurisë Bregdetare greke e cila ishte në përpjekje për të kthyer prapa në ujërat turke emigrantët e parregullt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e marra nga droni në rajon u reflektua ndihma e dhënë nga elementët e Komandës së Sigurisë Bregdetare turke si dhe qëndrimi jonjerëzor i elementëve grekë më 2 prill kundër emigrantëve të parregullt, përfshirë mes tyre edhe fëmijët.

Në regjistrim shihet se anija LS-70 e Sigurisë Bregdetare greke afrohet në mënyrë të rrezikshme dhe kthen prapa në ujërat turke me manovra të rrezikshme gomonen me grupin e përbërë nga 20-25 emigrantë të parregullt, përfshirë edhe fëmijë e cila ndodhej në veri të ishullit Lesbos.

Në vazhdim të pamjeve përfshihet edhe shpëtimi i emigrantëve të parregullt nga elementët e Sigurisë Bregdetare turke pasi elementët grekë u larguan nga gomonia e emigrantëve të parregullt me ardhjen e anijes që i përket Komandës së Sigurisë Bregdetare turke.
/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit