20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Princi i Jordanisë, Hamzah bin Hussein gjendet në arrest shtëpiak – dyshohet në lidhje me një komplot për destabilizimin e vendit

Më të lexuarat

Ushtria e Jordanisë i ka thënë gjysmë-vëllait të Mbretit Abdullah, Princi Hamza bin Hussein, për të ndalur veprimet që synojnë “sigurinë dhe stabilitetin”, në atë që njerëzit e njohur me këtë çështje thanë se mund të kishte lidhje me një komplot për destabilizimin e vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, ushtria tha se paralajmërimi ndaj Princit Hamzah ishte pjesë e një hetimi të gjerë dhe të vazhdueshëm të sigurisë, në të cilin u arrestuan një ish-ministër, një anëtar i vogël i familjes mbretërore si dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar.

Princi Hamzah tha në një video të regjistruar që ishte në arrest shtëpiak dhe se iu është thënë të rrinte në shtëpi, dhe të mos kontaktonte askënd.

Në videon e siguruar nga BBC, përmes avokatit të tij, ai thotë se nuk ishte pjesë e ndonjë komploti të huaj dhe akuzoi sistemin qeverisës si të korruptuar.

Princi Hamzah bin Hussein, gjysmë-vëllai i Mbretit Abdullah, u hoq nga posti i tij 16 vjet më parë, sipas The Guardian. Autoritetet jordaneze e bastisën pallatin e tij të shtunën pasi zbuluan atë që zyrtarët e inteligjencës besojnë se ishte një përpjekje grusht shteti kundër monarkut në pushtet, Mbretit Abdullah. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit