3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Fakte interesante mbi kabllot nënujore të internetit

Më të lexuarat

Që komunikimi në botë, sot, varet në pjesën më të madhe nga kabllot nënujore, është diçka që dihet. Ashtu siç dihet fakti që, në rastin e një lufte hipotetike, nëse dikush do t’i këpuste këto kabllo, bota do të shkonte drejt një blackout kolosal komunikimi dhe informacioni. Për pjesën tjetër, pak dihet…

Kjo është arsyeja sepse CNN ka krijuar një dosje të madhe për gjithçka që lidhet me kabllot dhe pasurinë e të dhënave që transmetojnë çdo sekondë. “Sot, – shkruan CNN – janë rreth 380 kabllo nënujore në funksion në të gjithë botën, që mbulojnë një gjatësi më shumë se 1,2 milionë kilometra (745.645 milje)” Procesi i shtrimit të një kablloje zgjat disa vite dhe kushton miliona dollarë. Në këtë proces duhen llogaritur disa variabla si rrugët e anijeve, thellësia e detit, prania e shkëmbinjve.

Shpesh, kabllot janë kaq të gjatë e të rëndë sa ngarkimi i tyre në një anije që do t’i pozicionojë ato kërkon rreth një muaj. Kabllo Marea, për shembull, i gjatë 6.600 kilometra peshon më shumë se 4,6 milionë kilogramë (e barabartë me 34 balena blu) dhe për ta transportuar u deshën dy vjet punë …

Kabllo që e përshkon Shqipërinë është Adria-1, 440 kilometra i gjatë, me pikat e uljes në Korfuz (Greqi), Dubrovnik (Kroaci) dhe në Durrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit