20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

ESAD PRANON: SIRIA PO PËRJETON LUFTË TË VËRTETË

Më të lexuarat

Kryetari i Shtetit të Sirisë, Beshar Esad ka folur për herë të parë pas rrëzimit të avionit turk nga Siria.

Esad i cili fajësoi vendet perëndimore në lidhje me ngjarjet e përjetuara në vendin e tij tha: “Tani jemi duke përjetuar me tërë kuptimin e fjalës luftë”.

Kryetari i Shtetit të Sirisë Beshar Esad, i vënë në pozitë të vështirë për rrëzimin e aeroplanit turk nga vendi i tij, iu drejtua kabinetit të ri qeveritar.

“Ne nga çdo kënd jemi një shtet që po përjetojmë luftë të vërtetë. Perëndimi merr por nuk jep, dhe kjo është vërtetuar në çdo fazë”, tha Esad duke fajësuar Perëndimin për ngjarjet e përjetuara në Siri.

Në këtë fjalim drejtuar kabinetit Esad duke thënë se “Në qoftë se jemi në luftë, edhe politikat duhet të jenë të orientuara për ta fituar këtë luftë”, la të nënkuptohet se politikat e dhunshme kundër opozitarëve do të vijojnë edhe në të ardhmen./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit