20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogan: Nuk i konsiderojmë të drejta sanksionet kundër Katarit

Më të lexuarat

Në një fjalim të mbajtur në iftarin tradicional të Kryesisë së Marrëdhënieve me Jashtë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se: “Nuk është kurrë e drejtë të mbështetësh një organizatë terroriste e cila kryen spastrime etnike në rajonet e pushtuara dhe që herë bashkëpunojnë me regjimin dhe herë me DEASH-in”, raporton AA.

“Nuk ka asnjë shans për sukses iniciativa e cila nuk vendos vizionin e zgjidhjes politike dhe që injoron dinamikat sociale dhe kulturore të rajonit. Nuk mund të jetë kurrsesi forcë demokratike një organizatë terroriste e cila nuk njeh të drejtën e jetës askujt përveçse vetes. E vetmja shprehje që mund të përshkruajë një strukturë të tillë është koncepti ‘organizatë terroriste’”.

“Nuk i konsiderojmë të drejta sanksionet kundër Katarit”

“Dëshiroj të theksoj se nuk i konsiderojmë të drejta sanksionet e nisura kundër Katarit”, është shprehur Erdoğan duke theksuar se “Kjo ngjarje e përjetuar në një kohë kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për solidarizim dhe bashkëpunim, nuk është aspak në të mirën e asnjë vendi, kryesisht në rajonin tonë”.

Ndër të tjera në fjalën e tij presidenti Erdoğan është shprehur se “Kemi nxjerrë DEASH-in nga Jarabulusi, nga Rai, nga Dabik-u, nga rajoni Al Bab. Pavarësisht se jemi shprehur që ‘ejani këtë punë ta kryejmë së bashku’ ata janë shprehur se këtë punë do ta zhvillojnë me PYD-në të cilën ne e kemi shpallur organizatë terroriste dhe me krahun e saj të armatosur YPG-në. Çfarë është ajo që bie mbi ne? Por sikur të ndodhë qoftë edhe një ngacmim i vogël kundër territorit tonë ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit