14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut dënojnë dhunën në Arakan

Më të lexuarat

Ekspertët për të drejtat e njeriut të cilët veprojnë në kuadër të OKB-së, paralajmëruan se sulmet e budistëve fanatikë ndaj muslimanëve të Arakanit mund të jenë në kuadër të “krimeve kundër njerëzimit”

GJENEVË (AA) – Ekspertët e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, paralajmëruan se sulmet e budistëve fanatikë ndaj muslimanëve të Arakanit të Mianmarit mund të hyjnë në kuadër të “krimeve kundër njerëzimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekseprtët e të drejtave të njeriut të Komitetit për parandalimin e çdo lloji të diskriminimit ndaj grave të OKB-së (CEDAW) dhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut, me një deklaratë të përbashkët dënuan dhunën në Arakan.

Ekspertët u bënë thirrje autoriteteve të Mianmarit “për t’i dhënë fund menjëherë dhunës në rajon” dhe “fillimin e hetimeve për përgjegjësit e sulmeve kundër fëmijëve dhe grave”.

“Shqetësohemi sidomos për fatin e grave dhe të fëmijëve të Arakanit të cilët po i nënshtrohen shkeljes së të drejtave të njeriut si vrasjes, përdhunimit dhe detyrimit të zhvendosjes me dhunë. Shkeljet e tilla mund të hyjnë në kuadër të ‘krimeve kundër njerëzimit'”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se shqetësimi i thellë për shkeljet e të drejtave të njeriut me urdhërin e ushtrisë dhe të forcave të sigurisë.

Ekspertët e OKB-së nënvizuan nevojën e përmbushjes së përgjegjësive ndërkombëtare të qeverisë së Mianmarit dhe dhënies së lejes për qasjen e plotë të ekspertëve të të drejtave të njeriut të cilët do ta vizitojnë rajonin.

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit