10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Eksperimenti: citimet biblike të ofruara publikut si ajete kur’anore shpërfaqin paragjykimin mbi Islamin dhe Kur’anin (video)

Më të lexuarat

Dy të rinj holandezë kanë guxuar e kanë bërë një eksperiment të pazakontë. Me një Bibël në dorë, por të ndryshuar së jashtmi, me një kapak që e bënte atë të dukej si një Kur’an, ata kanë dalë në rrugë dhe u kanë lexuar njerëzve pjesë provokuese prej saj.

Cili ka qenë rezultati? Eksperimenti ka shpërfaqur hapur paditurinë dhe paragjykimin e qytetarëve!

Ja çfarë u kanë lexuar njerëzve mes të tjerash nga “Kur’ani”, që në të vërtetë kanë qenë rreshta nga Bibla:

“Gruaja të mësojë në heshtje dhe në nënshtrim të plotë.”

“Do të hani mishin e bijve tuaj … dhe mishin e bijave tuaja.”

“Nuk e lejoj gruan që të mësojë”

“Asaj do t’i pritet dora…”

“Nëse dy meshkuj flenë me njëri-tjetrin, ata do të vriten të dy.”

1Dhe ja ku vjen reagimi i dëgjuesve të rënë në rrjetën e eksperimentit, që janë të bindur plotësisht se çka u është thënë i përket Kur’anit: “Kjo tingëllon qesharake,” thotë njëri prej tyre. “Kjo është e pabesueshme për mua,” ia pret një tjetër, që ngjan grua më e pjekur.

Një tjetër grua, shumë më në moshë, nuk druhet të shprehet, “Për mua kjo ngjan sikur ata duan t’u shtypin dhe t’u detyrojnë të besoni atë që besojnë vetë.” 1

Eksperimentuesit e çojnë më tej lojën, e pyesin: “Nëse e krahasoni këtë me Biblën, cilat janë dallimet më të mëdha?”

“Mendoj se Kur’ani është më agresiv,” i vë pikën një djalosh pa iu dridhur qerpiku.

“Mendoj se Bibla përgjithësisht ka shumë gjëra pozitive në të,” përgjigjet e moshuara.

“Historia në Bibël tregohet shumë ndryshe,” mendon një tjetër i ri.

“Bibla është shumë më pak e ashpër dhe paksa më paqësore,” vijon të flasë një i intervistuar tjetër.

“Bota po ndryshon, dhe unë mendoj se ata duhet të përshtaten,” ka idenë një grua.

Në fund, eksperimentuesit u tregojnë të vërtetën atyre që u lexuan vargje nga Bibla e mbështjellë si Kur’an.

Tronditja dhe pështjellimi duket qartë, por më së paku një pjesë e tyre e pranojnë se janë paragjykues ndaj Kur’anit e Islamit.

Për t’u bindur i dashur lexues, mund t’i shohësh vetë këtu pamjet filmike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit