9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ambicia e Italisë shkon shumë larg: t’i japë trajtë “Islamit italian”

Më të lexuarat

Agjencia e lajmeve AFP njofton se ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, krijoi sot një këshill për marrëdhëniet me muslimanët në Itali.

I përbërë nga akademikë dhe ekspertë të fesë dhe kulturës islame, ai do të jetë një organ këshillimor, që, siç shpreson qeveria italiane, do të ndihmojë në integrimin më të mirë të kësaj pakice. Këshilli do të ketë detyrën të sjellë propozime dhe rekomandime mbi çështjet e integrimit.

Vetë ministri Alfano do të deklaronte, gjithnjë sipas AFP-së, se ai dëshironte “një komunitet me të gjithë ata që, janë nga vende, kultura, fe dhe tradita të ndryshme, synojnë të kontribuojnë për zhvillimin paqësor dhe begatinë e vendit tonë, në përputhje të plotë me ligjet tona dhe me traditën tonë kristiane dhe humaniste.”

Në njoftimin e dhënë thuhet se organi do ta mbajë qeverinë të informuar për çështjet islame në Itali, e do të ndihmojë në dhënien trajtë “Islamit italian.”

Ekspertët, bën me dije AFP-ja, e japin numrin e muslimanëve në Itali në mbi një milion, me pjesën më të madhe emigrantë, por duke përfshirë dhe ca të konvertuar. Ndërkohë, vendi ka vetëm katër xhami zyrtare, dhe besimtarët muslimanë e kanë shumë të vështirë të hapin vende të autorizuara për adhurim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit