7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dy anije të tjera me grurë janë nisur nga Ukraina

Më të lexuarat

Dy anije të tjera mallrash që transportonin më shumë se 63 mijë tonë grurë u nisën nga Ukraina, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.null

Anija “Star Laura” me flamur të Ishujve Marshall, me 60,150 tonë grurë u larguan nga porti ukrainas i Yuzhne për në Iran, njoftoi ministria.

Ajo shtoi se një tjetër anije, Sormovskiy 121 me flamur të Belizes, me 3,050 tonë grurë në bord, u nis nga porti Chornomorsk për në Tekirdag në Turqi.

Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) që mbikëqyrë eksportet e grurit të Ukrainës tha se kishte autorizuar dy anije mallrash të udhëtonin në portin e Odesës, në pritje të inspektimeve të premten.

JCC ishte një nga dakordimet kryesore të marrëveshjes së grurit të rënë dakord muajin e kaluar midis Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, raporton cnn.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës pohoi se vendi po priste arritjen e anijes së ngarkesave Brave Commander për të ngarkuar më shumë se 23 mijë tonë grurë për eksport në Etiopi.

OKB-ja thotë se “efekti i valëzuar” i luftës në Ukrainë kërcënon të përkeqësojë një krizë ushqimore të shkaktuar nga konflikti dhe thatësira në vendin e Afrikës Lindore. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit