15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Duma ruse: SHBA shkel shumëfish të drejtat e njeriut

Më të lexuarat

Ligjvënësit rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për standarde të dyfishta mbi të drejtat e njeriut, duke kritikuar dështimin e Uashingtonit për të mbyllur burgun e Guantanamos dhe për një sërë plagësh që rëndojnë shoqërinë amerikane, thonë ata.

Dhoma e ulët e parlamentit, apo Duma, të hënën dëgjoi raportin e Ministrisë së Jashtme ruse që thotë se racizmi, pabarazia sociale, brutaliteti në burgje, parregullsitë zgjedhore dhe të tjera shkelje të të drejtave të njeriut janë të shumta në Shtetet e Bashkuara.

Ligjvënësit rusë akuzuan gjithashtu qeverinë amerikane se ka arrestuar dhe nxjerrë në gjyq shtetas rusë. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të veprojnë si arbitër ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Ligjvënësit rusë rekomanduan krijimin e një organi të pavarur të të drejtave të njeriut për të siguruar se praktikat amerikane janë përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në vitet e fundit, Moska është kritikuar gjerësisht për goditje ndaj opozitës dhe miratimin e ligjeve që kufizojnë më tej liritë në Rusi./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit