Kandidatja pro-palestineze Darializa Avila Chevalier mposht kongresmenin e mbështetur me miliona dollarë nga AIPAC në New York

Më të lexuarat

Në një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve paraprake të Partisë Demokratike, Darializa Avila Chevalier ka mposhtur kongresmenin Adriano Espaillat, kryetar i Grupit Hispanik në Kongres, në distriktin e 13-të të New York City, sipas projeksionit të Associated Press.

Sipas Axios, një komitet mbështetës i lidhur me United Democracy Project⁠, krahu politik i AIPAC⁠, shpenzoi rreth 2.9 milionë dollarë për të mbështetur Espaillatin në këtë garë. Megjithatë, kjo nuk e pengoi fitoren e kandidates që e ka cilësuar luftën e Izraelit në Gaza si “gjenocid” dhe ka kërkuar ndalimin e marrëveshjeve të armëve me Izraelin.

Rrjeti NBC raportoi se Darializa, 32 vjeçe, e paraqiti fushatën e saj si përballje me një establishment politik që shpenzon miliarda për bomba dhe luftëra jashtë vendit, ndërkohë që banorët e Nju Jorkut përballen me rritjen e qirave dhe çmimeve të ushqimeve. Fushata e saj u fokusua gjithashtu te mbrojtja e qiramarrësve, kujdesi shëndetësor universal dhe investimet në shërbimet publike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit