16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Dispozita mbi bufen e hapur

Më të lexuarat

Dispozita e bufes së hapur

Bufe e hapur apo siç njihet në fushën e gastronomisë “ushqehu derisa të ngopesh, krahas një shume të caktuar”, për këtë çështje është debatuar shumë. Për format dhe dispozitën e saj, në vijim do të shpjegoj në mënyrë të shkurtuar.

Forma e parë: Bufe e hapur, e formës së ndarë, e cila nuk shërbehet së bashku me banim në hotel, për këtë formë të shërbimit kemi dy mendime të jursitëve fetar;
Mendimi i parë: Lejohet një formë e këtillë. Këtë mendim e përkrahin edhe disa juristë fetar bashkëkohor, ku argument kanë rregullin e njohur: “Në esencë, gjërat në kapitullin e shitblerjes janë të lejuara”, gjithashtu rregullin; “Injoranca e pakët në kapitullin e shitblerjes nuk ndikon në dispozitën e saj, ngase e pakta është e falshme, p.sh blerja e shalqirit, e domateve, dhe gjërave të ngjashme që nuk kemi mundësi të dimë brëndësinë e tyre, vetëm pasi t’i hapim ato, kjo është një injorancë apo mos dijeni se çfarë po blejmë, por këto gjëra bëjnë pjesë në këtë rregull, ku injoraca apo mos dija në këto raste është e falur.”
Realisht secili njeri e di nevojën e vet që e ka për ushqim, gjithashtu secili njeri është në dijeni për sasinë e ushqimit që ka mundësi ta konsumoj në një racion ushqimor, për këtë arsye themi se kjo formë e bufeve të hapura që na paraqitet është e lejuar ngase nuk ka ndonjë mashtrim, apo arsye për mos lejimin e saj në aspektin fetar.
Mendimi i dytë: Nuk lejohet një formë e këtillë. Këtë mendim e përkrahin disa juristë bashkëkohor, duke u argumentuar se në këtë formë kemi injorancë apo mos dijeni në sasinë e konsumimit të ushqimit, ngase prej kushteve të shitblerjes është: “Njohja e asaj që e blenë, në sasi dhe përshkrimi i saj në formë korrekte.”
Nga kjo që u cek unë mendoj se mendimi i parë është mendimi më i saktë dhe i pranuar, duke u bazuar në rregullat e përgjithshme në kapitullin e shitblerjes.

Forma e dytë: Bufe e hapur e cila shërbehet së bashku me banim në hotel. Kjo formë shërbehet në disa mënyra:
Mënyra e parë: Shërbehet falas, (shërbim nga hoteli pa ndonjë pagesë) në këtë rast është e lejuar.
Mënyra e dytë: Pagesa e bufes të jetë e përfshirë në pagesën e hotelit, edhe në këtë rast lejohet, edhe pse në këtë rast nuk jemi në dijeni të plotë për sasinë e konsumit nga klientët, kjo nuk sjellë ndonjë problem në dispozitën e saj, për faktin se është çështje me pak ndikim.
Gjithashtu këtë çështje e lejon rregulli fetar i cili thotë: “Lejohet duke qenë e bashkangjitur, ndërsa nuk lejohet e ndarë.”
Në këtë mënyrë shërbimi me bufe është i bashkangjitur në shumën e paguar për banim në hotel, dhe si e tillë lejohet.
Mënyra e tretë: Pagesa e bufes të jetë e ndarë nga pagesa e banimit në hotel.
Kjo mënyrë është e njejt me formën e parë që e kemi cekur në fillim të kësaj teme, dhe si e tillë lejohet.
Allahu e di më së miri!

Përktheu: Mr. Fuad Ferati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit