32.5 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Dhembjet, vuajtjet nga sëmundjet e ndryshme apo në momentet e vdekjes a i shlyejnë mëkatet?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuari Hoxhë! Nëse myslimani ndjenë dhembje gjatë sëmundjeve të ndryshme ose momentin e daljes së shpirtit, a i pakësohen dhe shlyhen atij gjynahet gjatë përjetimit të ketyre dhimbjeve?!

Përgjigje:

Allahu,- xhele veala!,- ia falë disa nga mëkatet myslimanit për çdo sëmundje, vështirësi , dëshprim, madje edhe ajo dhembja e vogël të cilën e ndien kur shpohet me ndonjë therrë ose gjemb të vogël.

Nëse myslimani bën durim dhe shpreson në Allahun,- xhele veala!,- atëherë Allahu do ta shpërblejë edhe për durimin e bërë.

Kurse argumentet të cilët flasin për këtë temë nuk bëjnë dallim ndërmjet dhembjeve para vdekjes ose gjatë saj.

Allahu,-xhele veala!,- ka thënë:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ ﴿٣٠﴾

”Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni fituar vetë, e Ai edhe falë shumë.” ( Kur’an: Shura: 30).

Nga ajeti Kur’anor kuptojmë se fatkeqësitë, problemet të cilat e godasin myslimanin janë rezultat i gjynaheve të tij, e me anë të fatkeqësive Allahu e pastron robin e Tij nga një pjesë e gjynaheve të vepruara më parë.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit