7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Detyra juaj është që muslimanët t’i largoni nga Islami” – Deklarata e një prifti amerikan qysh në vitin 1935

Më të lexuarat

Rastisa që të lexoja një deklaratë të priftit amerikan Samuel Zwemer të mbajtur në Kuds të Jerusalemit në vitin 1935, ku duke i porositur misionarët krishter mes tjerash ju thoshte:
“Unë nuk kërkoj prej jush që t’i konvertoni muslimanët në të krishterë. Detyra juaj është që muslimanët t’i largoni nga Islami. Mos kërkoni nga ata që të kryqëzohen dhe të shkojnë nëpër kisha, por mësoni që të jetojnë si të krishterë. Këtë bëjeni nën pretekstin e kulturës dhe mënyrës së jetesës bashkëkohore. Sepse gjeneratat të cilët nuk kanë dituri për Zotin dhe Të Dërguarin e Tij, nuk mund të mendojnë për ideja dhe qëllime të larta, por do të jetojnë pa fe, ide dhe ideale. Qëllimi i tyre i vetëm do të jetë ndjekja e epsheve të ulëta.”

Të nderuar vëllezër besimtar

Nëse doni ta dini se a ja kanë arritur këtij qëllimi, shikoni qytetet tona se si janë zbukuruar edhe pse banorët e këtyre qyteteve janë musliman.

Nëse doni ta dini se a ja kanë arritur këtij qëllimi, shikoni se si popullata që kanë identitetin musliman, djegin paratë e tyre në mjete piroteknike.

Nëse doni ta dini se a ja kanë arritur këtij qëllimi, shikoni programet televizive nga ata për fëmijë e deri tek të rriturit, e gjitha me atmosferë krishtlindjesh.

Kur vjen sezoni i haxhit dalin na shesin mend disa, se kogja shpenzime po bahen për haxh, “do të kishte qenë mirë që me ato para të ndërtohet ndonjë shkollë, ndonjë fabrikë” thonë disa prej tyre.
Pra llogaritin shpenzimet e atij haxhiut që ndoshta me vite e vite ka kursyer për ta kryer këtë obligim fetar, e në anën tjetër nuk llogaritin se sa shuma parash shpenzohen për zbukurime të qyteteve për fundvit, sa hargjohen për mjete piroteknike.
Sipas statistikave vetëm 2 vitet e fundit Kosova ka shpenzu rreth 65 milion € për festa të krishtlindjeve.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: Kush e imiton një popull ai është prej tyre.

Hoxhë Hisen Ceka
(Pjesë nga hytbja e xhumasë)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit