O thirrës i mençur!

Më të lexuarat

Dije (Allahu të dhëntë sukses në çdo të mirë) se thirrja në rrugën e Allahut nuk bekohet vetëm me elokuencën e gjuhës, as me numrin e madh të ndjekësve dhe as me renditjen e bukur të fjalëve. Ajo bekohet me sinqeritetin e zemrës, pastërtinë e qëllimit, drejtësinë e brendësisë dhe me frikërespektin ndaj Allahut kur njerëzit nuk të shohin.

Sa e sa fjalë të pakta kanë dalë nga një zemër e sinqertë dhe kanë arritur në skajet e botës, ndërsa sa e sa ligjërata të rrjedhshme kanë dalë nga një zemër e shkujdesur dhe kanë vdekur që te veshët e dëgjuesve.

Pranimi vjen prej Allahut, bereqeti vjen prej Allahut dhe çelësat e zemrave janë në Dorën e Allahut. Kush dëshiron që Allahu t’i hapë zemrat me fjalët e tij, le ta hapë së pari zemrën e vet ndaj frikës nga Allahu dhe sinqeritetit për Të, sidomos kur është vetëm.

Ruaju që shqetësimi yt të jetë vetëm fillimi i rrugës, duke e harruar fundin e saj. Sepse vlera nuk qëndron vetëm te fillimet e bukura, por te sinqeriteti i robit me Allahun deri në fund.

Sa e sa njerëz të angazhuar kanë qenë të mirë në fillim të rrugës së tyre, pastaj kanë ndryshuar; dhe sa e sa robër i janë përmbajtur sinqeritetit dhe çiltërsisë, derisa Allahu ua ka përfunduar jetën me mirësi.

Prandaj, kërkoje vazhdimisht prej Allahut qëndrueshmërinë dhe ji i sinqertë me Të në fshehtësi dhe haptazi; Ai do të t’i hapë dyert e suksesit dhe pranimit në mënyra që vetëm shkaqet nuk mund t’i arrijnë.

#Abdullah_el-Etheri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit