15.4 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

DAVUTOLLU: TURQIA ZOTËRON FUQINË DHE KAPACITETIN E DUHUR PËR MBROJTJEN E KUFIJVE TË SAJ

Më të lexuarat

Kjo ishte përgjigjja e ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutollu ndaj pyetjes: “A do të konsiderohej rrëzimi i aeroplanit turk nga pala siriane një shkelje kundrejt NATO-s?”

Vendet e Ligës Arabe u mblodhën për të diskutuar rreth Sirisë dhe në takimin, që po zhvillohet në Egjipt, u thërrit edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu.

Shefi i diplomacisë turke realizoi bisedime dypalëshe me disa prej emrave pjesëmarrës në këtë mbledhje.

Pas takimit z. Davutollu e prisnin pyetjet e gazetarëve lidhur me Sirinë.

Ai fillimisht iu përgjigj pyetjes: “A do të konsiderohej rrëzimi i aeroplanit turk nga pala siriane një shkelje kundrejt NATO-s?”

“Turqia zotëron kapacitetin dhe fuqinë e duhur për mbrojtjen e kufijve të saj. Ky është një problem mes nesh dhe Sirisë, këtë e kemi thënë që prej fillimit. Por Turqia është njëkohësisht një anëtare e NATO-s. Për këtë çështje nuk kemi bërë një aplikim direkt në Aleancë. Ne vetëm sa e kemi informuar NATO-n”, deklaroi ministri Davutollu.

Ndërsa në lidhje me takimin, që Rusia do të ketë me opozitarët sirianë, kryediplomati turk u shpreh me fjalët: “Pasi t’i kenë dëgjuar, do të kuptojnë se në Siri nuk ka një regjim të qëndrueshëm dhe se Siria mund ta prodhojë vet alternativën e nevojshme. Dobësia e opozitarëve nuk mund të paraqitet si argument për vazhdimësinë e Beshar Esadit.”

Ministri Davutollu, i cili realizoi vizitën e tij të parë zyrtare në Egjipt pas zgjedhjes së Muhamed Mursit në detyrën e presidentit, periudhën e re në marrëdhëniet dypalëshe turko-egjiptiane e vlerësoi kështu: “Zgjedhjet e lira dhe të drejta do të fillojnë një epokë të re në rajon dhe veçanërisht në Siri. Ky bashkëpunim i Ankarasë me Kajron do të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon.”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit