15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

DAVUTOLLU: NË SIRI QEVERIA TASHMË E KA HUMBUR LEGJITIMITETIN

Më të lexuarat

Davutollu i bëri një vlerësim mbledhjes së Miqve të Sirisë dhe tha se presioni botëror mbi Sirinë sa vjen dhe po shtohet.

“Në Siri qeveria tashmë e ka humbur legjitimitetin”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutollu.

Davutollu i bëri një vlerësim mbledhjes së Miqve të Sirisë dhe tha se presioni botëror mbi Sirinë sa vjen dhe po shtohet.

Ahmet Davutollu në mbledhje tha se pjesëmarrësit i përcollën atij mesazhin “Populli sirian i është mirënjohës Turqisë”.

Ministri i Jashtëm Davutollu gjithashtu vuri në dukje se pjesëmarrja në samit ishte më shumë se 100 vende.

Ai tha se një pjesëmarrje e tillë tregon se është përhapur përshtypja që edhe Siria edhe vendet që e përkrahin atë kanë filluar të lihen mënjanë nga shoqëria ndërkombëtare dhe për këtë arsye ata e ndjejnë veten përgjegjës për vënien në lëvizje të bashkësisë ndërkombëtare. Ministri Davutollu gjithashtu lajmëroi se mbledhja e ardhshme do të jetë në Marok në muajin gusht.

Ai theksoi se Turqia nuk mund të qëndrojë e heshtur ndaj ngjarjeve që po ndodhin në Siri dhe shtoi: “Duke përdorur të gjitha mundësitë e diplomacisë, ne jemi të vendosur që ta ndalojmë gjakun që po derdhet në Siri. Sot kjo vendosmëri u përsërit edhe një herë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, theksoi se qeveria në Siri e ka humbur legjitimitetin dhe se në këtë vend duhet krijuar një qeveri e tranzicionit.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit