17.8 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

GATILOV: DEKLARATA E CLINTONIT ËSHTË E PADREJTË

Më të lexuarat

Deklaratës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton se “Rusia dhe Kina duhet të paguajnë për moslejimin e tranzicionit demokratik në Siri” nuk vonoi shumë dhe i erdhi një përgjigje nga Rusia.

“Është një deklaratë e padrejtë”, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov.

“Ç’ka na shqetëson më tepër është se kjo deklaratë e tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në konferencën e Gjenevës”, shtoi Gatilov.

Në një takim në Gjenevë më 30 qershor, të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Turqia dhe vende, që përfaqësojnë Lidhjen Arabe kishin rënë dakord mbi parimet e një tranzicioni në Siri.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit