11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Çmimet problematike të barnave në Kosovë

Më të lexuarat

Çmimi i ilaçeve që gjenden barnatore, nuk qëndron asnjëherë i njejtë.

Problem i madh po konsiderohet të jenë edhe çmimet e barnave.

Kjo vjen si rezultat i shitësve të barnatorëve.

Produktet farmaceutike janë mjaftë të nevojshme për qytetarët, mirëpo për qytetarët e Kosovës çmimet janë të papërballueshme.

Çmimet po vendosen varësisht nga dëshira e shitësit për përfitime personale.

Kjo dukuri u përmend edhe gjatë seancës së djeshme (29 korrik 2022), në Kuvendin e Kosovës.

Jo të gjithë deputetët e miratuan Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe produkteve medicinale.

Andaj Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi këtë Projektligj.Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ata të cilët nuk e përkrahën iden e partisë opozitare më të madhe në kuvend- PDK, për rregullimin e këtyre çmimeve.

Sipas memorandumit, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro barna spitalore më shtrenjtë këtë vit, e që kjo shifër i ka detyruar të paguajnë qytetarët deri në 10 milionë euro më shumë.

Sipas VV-së këtë ligj është duke e hartuar Ministria e Shëndetësisë.

Për rregullimin e çmimeve do të merren: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile.Në vitin 2019 janë përditësuar rregullimet e çmimeve, e që nga ajo kohë nuk ka pasur rishikim të kësaj dukurie.

Më 26 korrik. Ministria e Shëndetësisë e ka paguar rreth 280 për qind më shtrenjtë produktin paracetamol 1 gr për injeksion, në krahasim me vlerën në tregun me pakicë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, për shkak të çmimeve më të larta në treg, i ka ndërprerë me shumicë kontratash për furnizime./RTV Dukagjini/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit